Pirro Dhima përlotet në TV: Kam frikë për fëmijët

Kampioni olimpik me origjinë shqiptare dhe njëkohësisht deputet i PASOK­-ut, Pirro Dhima, është përlotur teksa e kishin ftuar në studion e lajmeve të televizionit Sky, për të folur për situatën që po kalon Greqia.

“Kam frikë, trembem. Jo për vete seps unë i kam jetuar këto vështirësi në Shqipëri. Trembem për fëmijët” ka thënë i përlotur Dhima.

Ai u ka bërë thirrje politikanëve në vend që të ulen për të gjetur një zgjidhje për krizën që ka pllakosur Greqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe tre ditë më parë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Dhima shkruante se nuk do të pranonte kurrë “shqipërizimin” e Greqisë, duke iu referuar periudhës komuniste të vendit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?