Pistat e hetimit për vr@sjen e Eduart Reçit, del pa precedent penal

Eduart Reçi u qëllua me një plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së mërkurës, në rrugën Faik Konica në kryeqytet.

Biznesmeni sapo ishte dalë nga banesa e tij dhe në sheshpushimin e pallatit u qëllua me një plumb në kokë. Ai nuk është person me precedent penal. Për të identifikuar autorët, policia sekuestroi një sërë kamerash sigurie në vendin e ngjarjes dhe në zonën përreth. Por për shkak të errësirës, nuk vërehet asnjë lëvizje personash.

Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë që më herët ka qenë drejtor në institucionin e SHISH. Policia ka ende të paqartë se nga kanë qëlluar autorët, pasi edhe në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi hetimor u rikthye sërish të enjten në mëngjes në vendngjarje për të siguruar ndonjë provë të vlefshme. Si pistë për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, policia i ka përqendruar hetimet në dy raste. E para në atë të ndonjë konflikti të mundshëm për çështje pronësie, dhe pista e dytë ajo e ndonjë konflikti në biznes.

SHKARKO APP