Pitbulli vret vajzën 9 vjeçare

 

Një lojë e zakonshme është kthyer në vdekjeprurëse për vajzën 9 vjeçare ditën e dielë në Long Ilsand. Vajza u sulmua nga qeni i rracës Pitbull teksa po luante me të. Vajza ka qenë duke luajtur me dy qenushë në oborrin e saj, kur qeni është sulur drejt saj duke e tërhequr drejt vetes, pavarësisht ndërhyrjes së fqinjëve.
“Qeni e kishte kapur vajzën prej qafe si një kukull lecke”, tregon një prej fqinjve . Të gjithë fqinjët e vajzës kanë mbetur të shokuar nga ngjarja. Edhe vetë pronari i qenit tregon se ka mbetur i shokuar nga e gjitha kjo, pasi qeni nuk ka shfaqur shenja agresiviteti.
Burimi: New York Post
Përgatiti: S.L/Koha Jonë 

SHKARKO APP