Pjerin Ndreu ”presion” qeverisë: Të jetë më e guximshme për…
Kryeministri Edi Rama, disa ditë më parë tha se plazhet do të hapen nga data 1 qershor për hotelet, ndërsa nga 10 qershori për të gjithë por për kryetarin e bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, qeveria duhet të tregohet më e guximshme. ”Bregdeti është një zonë me rrezikshmëri më të ulët për shkak të jodit, kripës, apo nxehtësisë. Unë mendoj se duhet të guxojmë, që plazhi të hapet më shpejt. Ka një padurim edhe për shkak të stresit që është akumuluar gjatë ditëve të izolimit”,-tha në ”A2”.
Pjesë nga deklarata
Operatorët turistikë kanë një padurim se çfarë do të bëhet. Nëse nuk do të funksionojë ashtu siç duhet, do të ketë një kolaps të sistemit ekonomik edhe të njësive vendore dhe kjo do të jetë e dëmshme, të paktën për ne që i varim shpresat në turizëm. Ne po realizojmë punimet që kishim planifikuar, por që u shtynë për shkak të pandemisë.
Ka shumë interes dhe sidomos nga Kosova. Me mbylljen e kufijve ka shumë interes edhe të pushuesve vendas. Por jemi akoma në një ekuacion se si do të shkojë. Do të duhet të shikojmë ecurinë e pandemisë, pasi ne jemi shumë të varur nga kurba e pandemisë.
Duke pasur parasysh edhe ato që thonë mjekët, se bregdeti është një zonë me rrezikshmëri më të ulët për shkak të jodit, kripës, apo nxehtësisë. Unë mendoj se duhet të guxojmë, që plazhi të hapet më shpejt. Ka një padurim edhe për shkak të stresit që është akumuluar gjatë ditëve të izolimit. Qeveria duhet të jetë pak më e guximshme.