Pjerin Ndreu rrëfen aksidentin në Pukë: Unë isha fajtori

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka rrëfyer se sot ka qenë i përfshirë në një aksident, por jo vetëm kaq, ai ka pranuar që ishte edhe fajtor.

Ndreu në profilin e tij në FB, ka treguar se ishte fajtor në një përplasje makinash në Rrapë të Pukës, fatmirësisht pa pasoja.

Ai sqaron se ka paguar gjobën, ndërsa shton se policëve i kishte thënë se faji ishte i tij dhe nuk duhet të abuzonin me askënd.

Statusi ne FB i deputetit Pjerin Ndreu

Jeta është dinamike. Ka të mirat e të këqijat e saj. Ne jemi aktorë seriozë ku patjetër i bindemi ligjeve të natyrës, fatit apo vullnetit të Zotit. Kur ke faj ti rri e qëndro!

Unë sot isha fajtor në një përplasje makinash në Rrapë të Pukës, që falë Zotit shkoi pa pasoja në njerëz. Qytetari që u përplas me mua nuk kishte asnjë faj.

Policët ishin me stres por unë u thashë se faji ishte i imi dhe të mos abuzojë askush me të drejtën e Zotit. Pagova gjobën për shkeljen. Mund edhe t’i shmangesha fajit, por nuk kisha kurajë të penalizoja një të pambrojtur sepse isha unë fajtor…

I falënderoj të gjithë ato që mu gjendën pranë duke më kujtuar për të njëmijtën herë se nuk jam vetëm dhe se miqtë, shokët, kushërinjtë e familja dhe njerëzit e zemrës janë oksigjeni ku unë gjej forcë e me duket vetja asgjë para tyre !

SHKARKO APP