Pjesë e grupit të Alibeajt, deputeti Sula: Shumica është tek Këlliçi! Nëse Berisha fiton zgjedhjet i kërkoj falje në gjunjë
Pjesë e grupit të Aliebajt, deputeti Dashnor Sula tha në studion e emisionit “Të Paekpozuarit” se shumica e demokratëve mbështesin Belind Këlliçin. Duke vijuar më tej Sula tha se pas 14 majit do çelen zgjedhjet në PD. Më tej Sula tha se nëse Berisha fiton zgjedhjet do i kërkojë falje.
Sejamini: E keni braktisur Roland Bejkon në Tiranë?
Sula: Besoj që gjërat do shkojnë ndryshe.
Shumica është tek Belind Këlliçi. Nuk do e sugjeroja të kandidonin, pavarësisht se thuhet jo do zhduket sigla. Sigla nuk zhduket.
Sa kohë Berisha dhe vëllezërit tanë nuk kanë themeluar parti tjetër. Do çelim zgjedhje pas 14 majit. Shumica e anëtarësisë janë krahu matanë.
Nëse Berisha dhe grupimi tjetër i fiton zgjedhjet i ulem në gjunjë i kërkoj falje.