Pjesë e grupit të bandës, GJKKO konfirmon masën për oficeren Jonida Babameto

GJKKO ka konfirmuar masën ”detyrim paraqitjeje” për oficeren e drejtorisë së Kufirit, Jonida Babameto, e cila doli në përgjimet e SKY ECC, që çuan në pranga Erzen Breçanin, ndërsa në kërkim është djali i tij, Ervin Mata dhe 4 të tjerë. Jonida Babameto duhet të paraqitet në policinë gjyqësore pranë SPAK, të enjten e fundit të çdo muaji në orën 13.00. Po ashtu, asaj i ndalohet të dalë jashtë territorit shqiptar.

Oficerja e drejtorisë së Kufirit ka dalë në përgjimet e SKY ECC, ku dyshohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë informacione nga sistemi Bujar Germizit, Besmir Mustafit dhe shefit të Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar vrasjen e dy vëllezërve në Britaninë e Madhe. Ata kanë dashur të vrasin Albert dhe Edmond Nelën, nga Kukësi, dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.

Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u kapën vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërie. Në pranga përfundoi ish-zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani; drejtuesi aktual i Hetimit të Krimit në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni; Bujar Gërmizi, një personazh, i cili dyshohet të ketë aktivitet të ndjeshëm në trafikun e drogës, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin.

SHKARKO APP