Pjesë e grupit të kokainës, kush është këngëtari shqiptar i arrestuar në Itali
Ditën e sotme mediat italiane raportuan se nëpërmjet një aksioni antidroge të zhvilluar në disa qytete u arrestuan një grup shqiptarësh.
Mësohet se njëri prej të arrestuarve është personazh publik në Shqipëri dhe vetëm pak javë më parë ka publikuar një këngë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Silva Gunbardhi.
Dëfrim Dervishi, i njohur me emrin e artit si Defri akuzohet për trafik drogërash të rënda, specifikisht kokainë, shkruan Icon style.
Prej vitesh këngëtari jeton në Itali dhe duket se aty ushtronte dhe aktivitetin.
KOHA JONË SONDAZH

