Pjesë e listave të PS-së, Ylli Shehu zbulon paktin me Ramën: Kandidoj në Tiranë, votuesit nuk i ndaj

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi futjen në listat e PS-sëedhe të disa emrave nga opozita parlamentare. “Abcnews” raportoi sot se dy prej tyre ishin Reme Lala dhe Ylli Shehu.

Në një intervistë për ABC, Shehu u shpreh se do të kandidojë në Tiranë duke mos përjashtuar edhe të qënit si pjesë e listës së Partisë Socialiste.

Do të jem në Tiranë, por nuk e kam vendosur ende me cilën parti. Nuk përjashtoj as Partinë Socialiste. Unë votuesit e mi nuk i ndaj sipas ofertave“, tha Shehu për ABC.

Më herët, Reme Lala, u shpreh se në 5 mars do të vendoset gjithçka mbi qarkun se ku do të kandidojë duke mos mohuar faktin se do të listohet nën siglën e PS-së.

Shehu dhe Lala janë dy prej emrave që PS do t’i listojë si kandidatë të saj në zgjedhje, megjithatë numri i deputetëve të opozitës parlamentare që do të kalojnë tek PS është më i madh.  /abcnews.al

SHKARKO APP