Pjesë e misionit të KFOR në Kosovë/ Olta Xhaçka sqaron rastin e 3 ushtarakëve shqiptarë të prekur nga COVID 19: Gjendja e tyre…
Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçkae ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 foli për rastet e tre ushtarëve shqiptar në misionin e KFOR në Kosovë të infektuar me tyre, nuk ka asnjë ushtarak tjetër të infektuar me këtë virus. COVID 19 dhe tha se përveç
“Janë 29 efektivë të FA që shërbejnë atje, 3 janë diagnostifikuar me COVID 19, kanë ardhur në Shqipëri në bazë të protokollit që duhet të ndiqnin. Ata fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë nën kujdesin e bluzave të bardha dhe MSH. Janë asimtomatikë “,- tha ministrja.
Ajo shtoi se: “Kemi kontakte me të gjithë ushtarakët tanë kudo në botë, nuk kemi asnjë rast tjetër fatmirësisht. Janë marrë masa për të pasur situatën nën kontoll”,- shtoi ajo.
Ministrja tha ndër të tjera se për shkak se gjendja e fatkeqësisë natyrore u zgjat, është e domosdoshme edhe qëndrimi i ushtrisë në rrugë.
Sipas saj, FA-të kanë luajtur një rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së COVID 19.
Sokol Balla: Për shkak të pandemisë dolën në rrugë FA, ushtria e mirëpritur për njerëzit pasi pas vitit ’97 FA kanë pësuar një ndryshim rrënjësor dhe janë të mirëpritur te njerëzit. Por tashmë që situata quhet normale jo tërësisht e shëruar, mos është e tepërt dalja në rrugë? Mos duhet të fokusohen diku tjetër? Mos është e tepruar prezenca e tyre në rrugë?
Olta Xhaçka: Më lejoni të them që jemi në situatë emergjence që i përket edhe sigurisë, të tillë e kanë cilësuar edhe vendet e tjera. .Po të mos ishte për mjetet e tyre, gatishmërinë ndoshta s’do kishim mundur ta përballonim situatën si tani. Mos harrojmë që kemi shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Ata janë të angazhuar 24 orë në ditë ashtu si efektivët e policisë. Janë me qindra të organizuar me policinë në komunitet që të respektohet distancimi social, në tregje apo kudo ka grumbullime.