Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 41 vjeçari në Kamëz! Pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh.

Në pranga ka rënë Pëllumb Suçi, banues në Kamëz. Ndaj tij gjykata e Perugias në vitin 2023 ka caktuar masën e arrestit me burg për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në vitin 2022, 41 vjeçari në bashkëpunim me disa persona të tjerë krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.

SHKARKO APP