Pjesë e një grupi kriminal prej 7 vitesh dhe trafikoi drogë në Itali, arrestohet 31-vjeçari

Policia ka vendosur në pranga 31-vjeçarin Kristjan Uldedaj, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar 3.4 tonë kanabis dhe 35 kg kokainë për një periudhë 7-vjeçare në Itali.

Kristjan Uldedaj u arrestua në Malësinë e Madhe, me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj. Gjykata e Milanos ka caktuar ndaj 31-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Sipas uniformave blu, grupi kriminal ka kryer aktivitetin e tij të trafikut të drogës përgjatë viteve 2015-2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu grupit i janë sekuestruar 195.953 euro dhe 1.430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nga hetimet rezultoi se grupi kriminal në të cilin ishte pjesëtar shtetasi K. U., gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali, rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale”, raporton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?