Pjesë e PD-së së Berishës, deputeti Baçi: Emri i Ilir Metës në fletën e votimit ishte penalizues

Humbja drastike e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit për deputetin Luan Baçi ka qenë edhe mungesa e emrit të Sali Berishës në fletën e votimit. Në A2 CNN, Baçi tha emri i Ilir Metës në fletës së votimit ishte penalizues.

“Mungesa e emrit të Sali Berishës ishte shumë ndikuese në mënyrën se si do të votonin shumë qytetar, duke mos parë emrin e Berishës si kryetar i PD, dhe kam raste që kanë bojkotuar, se thonin ku të vete të votoj se nuk po gjej as PD dhe as Sali Berishës dhe kjo ka qenë kosto, ishte një mënyrë që shumë qytetar nuk erdhën të votonin. Ishte penalizuese. Kishte qytetarë që nuk e identifikonin dot”, tha Baçi.

Emri i Metës në fletën e votimit u vendos për shkak se Sali Berisha hyri në këto zgjedhje pa Partinë Demokratike, për shkak se gjykata i dha vulën Enkelejd Alibeajt. Në këto kushte, shpëtimi i Berishës për t’i regjistruar kanididatët në KQZ ishte pikërisht Ilir Meta.

SHKARKO APP