”Pjesëmarrja 34.37%”, Celibashi tregon problemet: Janë administruar 35 denoncime! Mbi 1 mijë tentativa për votim të dyfishtë

Pas mbylljes së votimit në të 61 bashkitë e vendit, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi sqaroi me detaje problematikat që janë hasur gjatë procesit të votimit në të gjithë territorin.

”Për procesin e votimit, kemi pasur pezullim në 40 qv. Është numër shumë i vogël se sa është propaganduar dhe është paraqitur si shqetësim. Për 30 qv është raportuar votim në grup, në 4 raste kemi marrë raportim për votim jashtë dhomës së fshehtësisë.

Në 10% është përdorur lista në mënyrë manuale. Në 2 qv të bashkive që është votuar përmes sistemit elektronik është përdorur vetëm 1 nga 2 makinat dhe në të gjithë të tjerat procesi i votimit elektronik ka vijuar shumë mirë”, tha Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?