Pjesëmarrja e ulët, Boçi thirrje qytetarëve: Dilni masivisht në votime. Bëhuni pjesë e ndryshimit

Si kurrë më parë, pjesëmarrja në këto zgjedhje lokale është e ulët. Pas partive kryesore, edhe vetë kandidatët kanë dalë në thirrje për pjesëmarrje në votime.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi i ka bërë thirrje sot qytetarëve që të marrin masivisht pjesë në votime dhe të bëhen pjesë e ndryshimit që do të vijë në bashkinë e Elbasanit.

“Dilni masivisht në votime nëse doni një bashki me shërbime më të mira dhe me zhvillim ekonomik. Fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkon sot i madh e i vogël. bashkë do e sjellin e bashkë do e bëjmë ndryshimin, Sot vendoset fati i qytetit dhe i fëmijëve tanë. Dilni dhe votoni, bëhuni pjesë e ndryshimit dhe e fitores për bashkinë që do i përkasë që nga nesër të gjithë qytetarëve”.

SHKARKO APP