Pjesëmarrja e ulët në protestë, të rinjtë: Do të ringrihemi edhe më shumë siç kemi qenë më parë
Qytetarët janë rikthyer në protestë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, dhe pjesëmarrja e tyre është e ulët. Por të rinjtë shprehen se në ditët në vijim, ata do të ringrihen sërish, edhe më shumë sesa kanë qenë më parë.
“Po rimobiliziohemi sërish, me të njëjtat kërkesa, çmimet po ndryshojnë çdo ditë. Sa i përket çmimeve të ushqimeve po rriten çdo ditë.
Jemi në të njëjtën situatë si më parë. Çmimi i naftës ra, pastaj u rrit sërish. Javën e fundit ka shkuar në rritje. Protesta ka një impakt shumë të madh. Në vijim do të ringrihemi sërish siç kemi qenë më parë”.