Pjesëmarrja e ulët, partitë mesazh sms votuesve

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet vendore ka alarmuar partitë politike, të cilat kanë nisur t’u dërgojnë sms qytetarëve për t’i nxitur për të votuar.

Nga të dhënat e fundit rezulton se një gjë e tillë është bërë në qytetin e Korçës, në Elbasan, etj. Gjithashtu, të njëjtën nismë kanë ndërmarrë edhe kandidatë të pavarur në zona të ndryshme të vendit.

Në Korçë, kandidati i PD, Gjergji Mero u ka kërkuar votuesve që të hedhin votën për të, duke u kujtuar atë që ai e ka quajtur "burgosjen e CEZ, korrupsionin, gënjeshtrat", etj. 

Ndërsa, PS, nga Tirana përsëriti apelin e saj të radhës për pjesëmarrje sa më të lartë në votime përmes një deklarate të zëdhënëses së saj, Olta Xhaçka.

SHKARKO APP