Pjesëmarrja në Tiranë në vite, s’ka rënie votuesish

Pjesmarrja në votime në qytetin e Tiranës është kryefjala e ditës së sotme.

Sipas KQZ-së dhe raportimeve të mediave, deri në orën 17:30, në Tiranë kanë votuar 40% e qytetarëve që janë të regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.

Në vitin 2003, kjo shifër ishte 37%, pra 3% më pak se deri në këtë momënt. Në 2007 votonin 46% e votuesve, që krahasuar më sot që akoma nuk është mbyllur procesi i votimit, është +6%.

Tirana mesa duket ka pasur një “etje” për të votuar këtë herë, duke parë që qendrat e votimit në momentet e fundit janë përplot më njerëz që presin në radhë.

SHKARKO APP