Pjesëmarrja në votime deri në 13:00 është mbi 31%
Kreu i Komisionit të vëzhguesve Jemin Gjana theksoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 është mbi 31%, ndërsa e cilësoi procesin të rregullt dhe pa probleme.
“Janë 23 536 anëtarë që kanë votuar, deri në orën 13:00, diku te 31.3%. Procesi ka vazhduar normalisht. Ka ndonjë zëvendësim vëzhguesi të ndonjë kandidati në garë, por procesi vijon normalisht”.
Lidhur me ankesat e kandidatit Shehaj për përjashtimin e vëzhguesve ai tha se janë zëvendësuar.