“Pjesëmarrje e jashtëzakonshme”, Bardhi: PD dhe opozita e bashkuar është gati të sjellë ndryshimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas së cilit tregojnë frikën që ka kryeministri Rama për zgjedhjet e 25 prillit.

Bardhi shtoi se pavarësisht këtyre vendimeve, opozita është e bashkuar dhe do të jenë bashkë në zgjedhje.

“Nuk ka rëndësi për në kodin Zgjedhor. Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet ne këtë kod, sidomos ndryshimet e njëanshme të kaluara pak ditë më parë tregojnë vetëm frikën e madhe që ka Rama nga qytetarët e tij dhe nga bashkimi madhor i qytetareve kundër së keqes që quhet Edi Rama.

PD dhe opozita e bashkuar është gati për të sjellë ndryshimin bashkë me qytetarët e Korçës dhe gjithë Shqipërisë.

Nuk kanë rëndësi modalitetet për ne e rëndësishme është që ne jemi një bashkim i madh,së pari jemi një bashkim i partive kryesore në vend po mbi të gjitha jemi bashkim me qytetaret e ndershëm të vendit që gjithmonë kanë qenë dhe do jenë shumice në këtë vend”, tha Bardhi.

Sakaq në një reagim publikuar së fundmi në rrjetin social “Facebook”, Bardhi deklaroi se pjesëmarrja e anëtarëve të Partisë në Devoll ishte e konsiderueshme.

Statusi:

“I impresionuar nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e anëtarëve të Partisë në Devoll. Padurimi për largimin e Edi Ramës me ekipin më të mirë të përfaqësimit të PD ndjehet kudo. Fitore”

SHKARKO APP