Pjësmarrja në zgjedhje, KQZ nuk ka të dhëna 4248 QV

Pas pak në orën 19:00, pritet të mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit. Megjithëse procesi mund të vazhdojë edhe përtej orarit zyrtar. Nga 5301 QV që janë gjithsej deri në orën 16:00 KQZ ka informacion vetëm për 1053 QV sa i takon pjesëmarrjes së votuesve. Ndërkohë që për 4248 QV nuk ka ende asnjë informacion. Kryetarja e KQZ. Lefterie Luzi bën përgjegjës sekretarët e KZAZ për mos sjelljen e informacioneve. “Deri në orën 16:00 kemi informacion vetëm nga 1053 QV informacioni në 11 qarqe, përqindja  e votuesve është 38%. I bëj thirrje  edhe një herë sekretarëve të KZAZ që janë përgjejgës për sjelljen e të dhënave” tha kryetarja e KQZ Lefterie Luzi në një dalje për median në orën 16: 45. Votimi për zgjedhjen e kryetarët të 61 bashkive të vendit dhe këshilltarët bashkiakë të tyre vijon i qetë, por nuk kanë munguar disa incidente të vogla, por dhe probleme në QV për të cilat është kërkuar ndërhyrja e KQZ-së. Kryetarja e KQZ-së tha se të gjitha QV janë hapur” Kurbini mbetet problem pasi  PD ka tërhequr komisionerët dhe votimi mund të thuhet është i njëanshëm, pas thirrjes së PD për bojkot. Gazetarja Lindita Çela na informon se pjesëmarrja në votime është shumë e vogël. Në Tepelenë, Roskovec dhe Devoll procesi i  pezulluar për shkak të problematikës së numrit rendor për kandidatët në fletët e votimit rinisi rreth orës 11: 30. Nga ana tjetër incidente të vogla janë regjistruar në Kavajë. Sikundër ishte paralajmëruar, komisionerët e djathtë nuk kanë lejuar disa votues të ushtrojnë të drejtën e tyre me pretendimin se janë pjesë e 600-shes së votuesve fiktivë.

 

SHKARKO APP