Pjesmarrje e ulët në Kamëz 8-12%. Xhelal Mziu: Qytetarët bojkotuan votimet moniste
“Qytetarët e Kamzës nuk i janë përgjigjur datës 30 qershor për të marr pjesë në zgjedhjet monopartike që na kthejnë imazhet e diktaturës” thotë kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Sipas z.MZiu prej orës 07:00 të ditës së sotme kur janë hapur kutitë e votimit deri më tani pjesmarrja e qytetarëve është tejet e ulët, varion nga 8 deri në 12%. Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, i është drejtuar me një thirrje bashkëqytetarëve për të bojkotuar zgjedhjet farsë dhe duke iu kujtuar se zgjedhjet vendore në Shqipëri me dekret presidenti mbahen në 13 tetor! Xhelal Mziu i është bashkuar nismës “Edhe unë” të rrjeteve sociale, të cilën e kanë “firmosur” mijëra intelektualë shqiptarë dhe qytetarë të thjeshtë. “Unë nuk votoj”! – shkruan Mziu në FB. – Të dashur bashkëqytetarë të Kamzës, bojkotoni me neveri zgjedhjet farsë e moniste. Zgjedhjet, më 13 tetor 2019.”
KOHA JONË SONDAZH

