PKD regjistrohet për zgjedhjet vendore, zëvendësohen 4 mandatet e LSI-së në Kuvend

Partitë e vogla jo parlamentare po përfitojnë nga mungesa e opozitës për të krijuar opozitën e re.

Pas partisë së Gjelbër, në KQZ u regjistrua për zgjedhjet e vendore të 30 qershorit edhe Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Myslia.

Ndërkohë KQZ i dha sot mandatin e Endrit Braimllarit Edmond Rrushit, i cili ndodhet i dhjeti në radhë në listën e LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i gja gjithashtu Aurora Mares mandatin e lënë nga Përparim Spahiu në Qarkun e Dibrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në Elbasan mandatin e LSI të Edmond Haxhinastos e mori kandidati që vjen pas tij Enver Roshi.

Në Qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati i listës së LSI, Ylli Shehu.

Të premten e kaluar, 4 kandidatët nga lista e LSI dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të nisur edhe procedurat për marrjen e mandatit.

Këto 4 deputetë të rinj do t’i bashkohen 2 deputetëve Myslim Murrizi i PD dhe Lefter Koka i LSI që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.

Por numri i deputetëve që vjen nga kjo parti në Qarkun e Tiranës pritet të rritet, pasi edhe Ralf Gjoni nuk e ka mohuar marrjen e mandatit.

Zhvillime pati dhe nga demokratët. Lefter Maliqi dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit. Mësohet se formulari i dekriminalizimit u bë sot në orën 08:00.

Nga PD Zana Prela, Ligoraq Karamelo dhe Lefter Maliqi nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?