PL në aksion, Blushi në Vlorë: Duhet intensifikim i punës në terren

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi këtë të enjte një mbledhje me Strukturat e Partisë së Lirisë në qytetin e Vlorës, aty ku u zhvillua edhe një ceremoni shtetërore për 28 Nëntorin.

”Bashkia e Vlorës është kthyer tanimë në simbol të korrupsionit të gjithë jeni dëshmitarë që edhe rilindasi në krye të Bashkisë së Vlorës nuk i ka garantuar këtij qyteti ujin e pijshëm jeni të gjithë dëshmitarë sesi rilindasi i radhës në krye të Bashkisë së Vlorës e ka shndërruar Vlorën ose më mirë të themi e ka përmbytur Vlorën nga mbeturinat duke e shndërruar në një “bombë ekologjike” situatën me mbetjet urbane dhe sidomos në këtë qytet, ku arbitrariteti i “Rilindjes” në raport me biznesin e ndershëm është në nivele shumë të larta”,-tha Blushi.

Nga ana tjetër, Blushi kërkoi nga të gjithë intensifikim të aksionit opozitar në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Edhe buxhetin që ai ka depozituar dhe që pritet të kalojë në seancën e dhjetorit nen për nen në Parlament, nuk është gjë tjetër veçse buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit, veçse buxheti i cili i hap udhën gllabërimit të qindra e qindra miliona eurove taksa tuaja, taksa të qytetarëve të Vlorës, taksa që paguhen nga pensionistët e ndershëm dhe nga bizneset e ndershme”, tha Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?