PL për Ditën e Çlirimit: Dita e kurorëzimit me fitore e luftës fitimtare të djemve e vajzave partizane

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu është bashkuar urimeve në kuadër të ditës së Çlirimit të Tiranës.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Blushi kujton sakrificën e dëshmorëve për çlirimin e kryeqytetit shqiptar.

URIMI I BLUSHIT

Swiss Digital Desktop Reklama

🇦🇱 Gëzuar 17 Nëntorin – Ditën e Çlirimit të Tiranës, kurorëzimin me fitore të luftës fitimtare të djemve e vajzave partizane, dhe mbarë popullit të kryeqytetit, që u bashkua kundër pushtuesve nazifashistë, duke ndërtuar barrikadat për çlirimtarët dhe kthyer shtëpitë, rrugët e lagjet në fortifikata qëndrese dhe heroizmi.
Lavdi gjakut të Dëshmorëve dhe sakrificave të popullit të Tiranës!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?