”Plaçkitja rilindase e buxhetit”, Vasili: Aktet normative instrument i qartë korrupsioni
Nënkryetari dhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili thotë se aktet normative të qeverisë janë instrument i qartë korrupsioni. Në Kuvend Vasili foli për atë që e quan si plaçkitja rilindase të buxhetit. ‘‘Rama armik i Reformës në Drejtësi, megjithëse Gjykata Kushtuese i hodhi poshtë ligjet dhe vendimet për teatrin, sot me lekët e dhëna për Teatrin, Rilindja provoi që çdo fjalë e Rilindjes për Reformën në Drejtësi është vetëm kapje dhe mashtrim”,-shkruan në facebook.
Postimi i plotë
Aktet Normative të Rilindjes janë: Asnjë lekë për rimbursimin e barnave anti-covid. Ka lekë për drone dhe jo lekë për pacientët me covid. Rama qesharak e “harroi” krizën apokaliptike energjitike.
Rama armik i Reformës në Drejtësi, megjithëse Gjykata Kushtuese i hodhi poshtë ligjet dhe vendimet për teatrin, sot me lekët e dhëna për Teatrin, Rilindja provoi që çdo fjalë e Rilindjes për Reformën në Drejtësi është vetëm kapje dhe mashtrim.
Aktet normative instrument i qartë korrupsioni dhe abuzimi. Plaçkitja rilindase e buxhetit më e rënda në 30 vjet.