Plagos me thikë nipin, fqinjët parandalojnë ngjarjen e rëndë

Në qytetin e Peshkopisë,  shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë  nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të dhëna nga Komisariati i Peshkopisë, kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë njoftuar në nr. 112. Policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar  përshkallëzimin e konfliktit, i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

Shërbimet e Policisë  kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?