Plagosen 3 adoleshentë, makina drejtohej nga një 15-vjeçar

Tre 15-vjeçarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në qytetin e Fierit. Fatmirësisht, nga aksidenti i ndodhur në Kraps, adoleshentët kanë marrë vetëm plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ajo që është anormalja në këtë histori është se mjeti tip “Renault” drejtohej nga një 15-vjeçar, me inicialet A.A. Ai ka marrë dy kushërinjtë e tij, K.A, dhe A.A, dhe ka bërë një xhiro me makinë, por 15-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Nuk dihet nëse prindërit e adoleshentit kanë qenë në dijeni që djali i tyre u ka marrë makinën në fshehtësi, apo ka qenë në dijeni të këtij veprimi të paligshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?