Plagosën dhe i vunë tritol një shtetasi, pranga porositësit dhe dy bashkëpunëtorëve (VIDEO)

Finalizohet operacioni i koduar “Kurbini”, ndërsa në pranga ka rënë 3 persona, pasi akuzohen se të përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale.

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjet e ndodhura me 18 korrit dhe 17 gusht të vitit të kaluar, ku shtetasit N.K., i është bërë antantat duke e plagosur me armë zjarri si dhe makinës së tij i është vendosur lëndë eksplozive. Burime zyrtare pohuan se në pranga ranë Fran Gjoka dhe dy të tjerë, përkatësisht shtetasit me inicialet A.I., 23 vjeçe dhe I.K., 20 vjeçe, të dy banuese në Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISE
Hetim me metoda proaktive nga Policia e Kurbinit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Identifikohet autori i dyshuar si organizator dhe porositës i kryerjes së këtyre veprave penale ndaj shtetasit N.K. Falë një pune profesionale të mirëorganizuar, lokalizohet dhe kapet ky autor i dyshuar
Arrestohen edhe 2 shtetase të tjera për “Falsifikim dokumentesh”. Më datë 06.06.2018, pas një pune intensive hetimore disa mujore ndjekur me metoda proaktive hetimi, nga strukturat për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kurbini”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i tij, u bë i mundur zbardhja e 2 ngjarjeve kriminale të ndodhura me datë 18.07.2017 ku shtetasit N.K. banues në Fushë-Milot i kanë vendosur lëndë plasëse eksplozive mjetit të tij si dhe ngjarjes së ndodhur me datë 17.08.2017, ku po ndaj këtij shtetasi është bërë atentat me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur, duke u identifikuar autori i dyshuar si organizatori dhe porositësi i kryerjes së këtyre ngjarjeve kriminale. Pas një pune të mirëorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi për tu vendosur para përgjegjësisë ligjore, konkretisht:

Swiss Digital Mobile Reklama

– F.Gj, 57 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone me eksploziv” kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 78-22-25 të Kodit Penal dhe 152 të Kodit Penal.

Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur shtetasi F.Gj dhe një shtetas tjetër.
Për këtë ngjarje është dënuar shtetasi N.K. për veprat penale “Vrasje me dashje” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Po në lidhje me këtë operacion, janë ndaluar edhe shtetaset:
– A.I. 23 vjeçe, banuese në Vlorë
– I.K. 20 vjeçe, banuese në Vlorë
Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë falsifikuar dokumentet duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin F. Gj dhe ekzekutorin.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip BMË X5 në pronësi të shtetasit Fran Gjoka. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?