Plagosën me armë zjarri 30-vjeçarin në Korçë, policia zbardh ngjarjen dhe shpall në kërkim 3 autorët e dyshuar

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme të ndodhur në lagjen nr.7, në Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 30 vjeçar.

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht: L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

Rezulton se këta shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me 30-vjeçarin, shtetasin I.Q, e kanë goditur me sende të forta dhe më pas e kanë plagosur me armë zjarri.

30-vjeçari aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë/ Korçë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 7, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 7, Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Q., 30 vjeç, banues në Korçë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje konkretisht shtetasve:

D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin I.Q, e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

SHKARKO APP