Plagosën të riun, arrestohen babë e bir në Tiranë

Policia ka zbardhur dhe ka arrestuar babë e bir në Tiranë pasi mbrëmjen e kaluar plagosën me mjet prerës shtetasin D. L, rreth 27 vjeç.

Të arrestuarit janë:

– Edmond Merkaj, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Edjano Merkaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës të Parisit”, ku si pasojë e një konfikti për motive të dobëta mbeti i dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. L, rreth 27 vjeç, ju bëjmë me dije se janë arrestuar autorët ( at dhe bir) shtetasit :

 

– Edmond Merkaj, 53 vjeç, banues në Tiranë.

 

– Edjano Merkaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?