Plagoset duke pirë kafe me te shoqin

 

Nga informacionet e fundit rezulton se nga të shtënat një grua ka mbetur e plagosur e cila po pinte kafe me te shoqin dhe me femijen  e vogel ne tavoline. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime për zbardhjen e rrethanave.

Pritet që në këtë drejtim një rol të rëndësishëm të luajnë dëshmitë e mundshme që do të mblidhen nga agjentët e krimeve.

Ndërkohë, gruaja e plagosur, identiteti i të cilës nuk dihet ende, është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.

SHKARKO APP