Plagoset me a*më, i mituri “kyç” gojën para efektivëve
Aktualitet E Enjte, 30 Janar 2025 22:50

Një i mitur ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez të Tiranës.
Policia bën me dije se rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës 15 vjeçari, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Aktualisht i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.