Plagoset me armë shtetasja e huaj në Tiranë

Burimet bëjnë me dije se 51-vjeçarja me iniciale A.K., shtetase e huaj është plagosur me armë zjarri. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në “Bulevardin Zogu 1” në Tiranë rreth orës 00:35 të 1 Janarit.

Mësohet se 51-vjeçarja ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

SHKARKO APP