Plagoset me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri paraditen e kësaj të mërkure në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës.

Bazuar në informacionet paraprake, mediat vendase raportojnë se tre persona kanë hapur zjarr ndaj 36-vjeçarit duke e lënë të plagosur. Në vendngjarje uniformat blu kanë gjetur gjashtë gëzhoja.

Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët pasi e kanë plagosur janë arratisur, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e sulmit. Aktualisht po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?