Plagoset me armë zjarri një 34-vjeçar. Dyshimet e para të policisë

Një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet si ka ndodhur ngjarja.

Policia thotë se “mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Fier, i dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën”.

Paraprakisht dyshohet se në lagjen “8 Shkurti”, 34-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP