Plagoset me thikë, 18-vjeçari nga Kurbini niset me urgjencë drejt Tiranës

Një 18-vjeçar është qëlluar me thikë, pas një sherri dhe ndodhet në gjendje të rëndë, I plagosuri i identifikuar si K.Gjergji është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pas plagosjes.

Njoftim i policisë

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:00 ,në rrugën fshatit Sanxhak Kurbin është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjëherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP