Plagoset me thikë 60-vjeçari në Durrës, policia jep detajet e para
Një 60-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar i plagosur në spital për të trajtuar plagët e shkaktuara nga thika. Policia ka marrë njoftimin nga Urgjenca ndërsa kanë nisur hetimet për këtë ngjarje. Mbetet ende e paqartë se si u plagos 60-vjeçari i identifikuar me inicialet L.B., por policia duket se dyshon për një konflikt dhe ka nisur punën për kapjen e autorit.
Informacion paraprak: Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.