Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë, i dyshuar bashkëshorti shqiptar

Një shtetase italiane ka mbetur e plagosur mbrëmjen e kaluar në Kavajë. News24 raporton se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, në orët e vona në Vilë Bashtovë, ku pronarja e një restoranti, shtetase italiane është plagosur me thikë.

Paraprakisht dyshohet si autor bashkëshorti shqiptar, i cili është në arrest shtëpie për dhunë në familje. Policia shkuar në banesën e tyre dhe ka nisur verifikimin e denoncimit.

Nga ana tjetër në dëshminë dhënë policisë, burri pretendon se ajo i dërgoi njerëz në shtëpi që ta rrihnin.

SHKARKO APP