Plagoset me thikë një 24-vjeçar në Pogradec pas një sherri për motive të dobëta

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradec. Një 24-vjeçar është goditur me thikë nga një 21-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

“Më datë 03.08.2022, rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?