Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Tiranë

Një person është plagosur me thikë pasditen e kësaj të shtune (12 tetor) në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët”, ndërsa ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar në spital.

Bëhet me dije se një 35-vjeçar ka qëlluar një 60-vjeçar. Autori është me precedent të mëparshëm penal, teksa është arrestuar nga policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?