Plagoset minatori në Bulqizë, dërgohet tek Trauma në gjendje kome

Këtë të martë, në minator është plagosur në një nga galeritë e zonës D të Bulqizës. Minatori është dëmtuar në gjymtyrë si pasojë e shembjes së gurëve. Pas marrjes së ndihmës së parë në Bulqizë, minatori është nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë. Burime nga spitali i Bulqizës bëjnë me dije se minatori ka pësuar trompozë gjatë rrugës duke u transportuar drejt Tiranës.

SHKARKO APP