Plagoset në mes të Shkodrës, ish-kryetari i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës
Nikolin Upa, personi që shikoni dhe në foto, ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në Shkodër. Ai ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
Mësohet se 54 vjeçari drejt të cilit është qëlluar me armë zjarri, është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës. Nga Policia e Shkodrës bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore.
Nikolin Upa është dërguar në Spitalin e qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut, por vazhdon të jetë në mbikqyrjen e mjekëve dhe po merr ndihmë mjekësore.