Plagoset në një atentat anëtari i fisit Bajri
Aktualitet E Mërkurë, 9 Mars 2022 20:13
Një anëtar i fisit Bajri ka mbetur i plagosur në një atentat mbrëmjen e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur Admir Bajri, 38-vjeç.
Ai u qëllua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me makinë tip ”Benz”, ndërsa shoqërohej nga e ëma. Atentatorët pasi e qëlluan me breshëri automatiku, u larguan në drejtim të paditur.
38-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
KOHA JONË SONDAZH

