Plagoset një person në qendër të Shkodrës

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar në orët e paradites së sotme në zonën e njohur si “Dollari”, ku shtetasi Lulzim Lekcaj është qëlluar me armë zjarri.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ngjarja ka ardhur pas një konflikti që Lekcaj ka pasur me një person të dytë, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Lulzim Lekcaj mësohet se është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkohë policia e mbërritur në vengjarje ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.

SHKARKO APP