Plagoset një person në Theth, asnjë e dhënë për autorin e ngjarjes

Një person është plagosur me armë zjarri në Theth të Shkodrës. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore. Policia është nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rastin dhe kapur autorin.

Theth, Shkodër/Informacion paraprak.

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë  nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?