Plagoset polici në Durrës, shkoi të shuante debatet, qëllohet me thikë

Plagoset me thikë një efektiv i sektorit të Antidrogës në Durrës, pasditen e sotme.

Ngjarja ndodhi pranë portit të qytetit bregdetar, ku mësohet se polici shkoi për të shuar një sherr mes të rinjve.  Nga të dhënat paraprake mësohet se polici Sami Gjyzeli, 56 vjeç, është plagosur nga një person,  i cili u largua më pas me motor për t’u arrestuar disa momente më vonë.

Pas incidentit, efektivi është dërguar me urgjencë për mjekim drejt spitalit. Forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Ata kanë identifikuar autorin e ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të tij. Ende nuk janë zbardhur rrethanat dhe motivet e incidentit. Arrestohet autori që plagosi efektivin e policisë pasi ndërhyri gjatë një sherri mes disa të rinjve në Durrës.

Sipas policisë autori Xhemal Uka ka qenë  duke debatuar me disa persona të agjencive të udhëtimit në hyrje të portit të Durrësit. Në këtë moment ka ndërhyrë polici i identifikuar si Sami Gjyzeli dhe në tentative për të shuar konfliktin është qëlluar disa herë me thikë nga 20 vjeçari. Efektivi u transportua në spitalin rajonal të Durrësit dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori u largua me motor për t'u arrestuar disa minuta me vonë nga uniformat blu.

SHKARKO APP