Plagosi dajë e nip, dorëzohet në polici autori i ngjarjes. Ja çfarë dyshohet

Vetedorëzohet në polici Aurel Shurbi, autori i plagosjes që ndodhi mbrëmjen e së martës në Kurbin.

Mësohet se autori dhe të plagosurit kishin patur nje konflikt tre ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ura e Drojës, ndërsa të plagosur mbeten daja, Agron Mema, rreth 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se ishte shënjestër e një atentati me armë.

Ata kanë marrë plagë në pjesën e këmbëve dhe mësohet se ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur ne rrethana ende te paqarta, policia ka shoqëruar disa persona te cilët po merren ne pyetje. Panorama

SHKARKO APP