Plagosi kushëririn me mjet të fortë, arrestohet autori
Një 29 vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti mbrëmjen e sotme në fshatin Lekbibaj, Tropojë.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 ku shtetasi V. P., rreth 25 vjeç, banues në Lekbibaj, për motive të dobëta plagosi me mjet të fortë kushëririn e tij, shtetasin M. P., rreth 29 vjeç, banues në Lekbibaj” – njofton policia.
Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që po merr mjekim në spitalin e Tropojës.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimin i policisë të cilët arritën që të kapin autorin e dyshuarin.
Ai u dërgua menjëherë në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.