Plagosi me armë 22-vjeçarin, kapet autori
Tre javë pas plagosjes së një 22-vjeçari në lagjen “11 nëntori” në Elbasan policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe bashkëpunëtorin e tij.
Në pranga u vu Juxhino Seferi, 22-vjeç i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
“Ky shtetas dyshohet se më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”, në lagjen “11Nëntori”, Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh.R dhe më pas është larguar me një automjet. Ndërkohë u ndalua edhe Mattia Ajazi, 23 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasanpër veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

